PD, të zgjidhen të drejtët dhe të moralshmit

Njerëz të drejtë, të moralshëm e profesionistë, të tillë duhet të jenë kandidatët e Partisë së Drejtësisë, të cilët kërkojnë të votohen.

Lajme

27/05/2014 22:45

“Ka ardhur koha që në institucionet e vendit të vihen njerëz të drejtë, të moralshëm dhe profesionistë, andaj që të gjitha këto cilësi i posedojnë kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë së Drejtësisë”, tha kryetari i PD-së, njëherësh ministër në detyrë i Shëndetësisë, Ferid Agani, para qytetarëve në Mitrovicë, informon Kosovapress.

Agani ka shpalosur programin dhe vizionin e tij, për katër vjetët e ardhshme, duke thënë se partia që ai drejton do të angazhohet për një shtet të drejtë, pa korrupsion, ku respektohen ligjet dhe Kushtetuta e vendit.

Ai ka sqaruar edhe arsyet e hyrjes në koalicion me PDK-në, duke thënë se janë plotësuar të gjitha kërkesat e parashtruara nga Partia e Drejtësisë.

Në këtë tubim me qytetarë mori pjesë edhe kandidati për deputet nga radhët e PD-së, Abdullah Klinaku.