Pato: Milani është shtëpia ime!

Alexandre Pato e kujton me nostalgji kohën e kaluar te Milani.

Sport

08/01/2018 23:53

Braziliani  si 18 vjeçar ishte transferuar në Serie A te Milani, për t’u shndërruar në sensacion me paraqitjet e tij.

Në një intervistë dhënë së fundi, Pato ka thënë e Milani është shtëpia e tij, është skuadra që i ka dhënë mundësinë e promovimit jashtë Brazilit.

“Milani është shtëpia ime”.

“Ishte ekipi im i parë jashtë Brazilit, klubi që më dha mundësinë që të njihem në gjithë botën”.

“Jam i lumtur kur ata janë të suksesshëm sepse mendoj se kam shumë shokë në atë klub, kam marrëdhënie të shkëlqyer me Berlusconin dhe Gallianin, me ta flasim në telefon”./Lajmi.net/