Pasuritë nëntokësore të Kosovës, garantuese të zhvillimit ekonomik – Lajmi.net
Pasuritë nëntokësore të Kosovës, garantuese të zhvillimit ekonomik
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 12:13, 27 August 2017
Kosova posedon pasuri të mëdha nëntokësore dhe mbitokësore, pjesa dërmuese e të cilave mbeten të pashfrytëzuara.

Miniera dhe eksportues të mëdhenj, siç është Trepça, dikur kanë shitur produkte finale. Ndërsa gjendja e tyre sot është mjaft e palakmueshme. Ekspertët e ekonomisë, bëjnë thirrje për investime dhe ripërtëritje të kapaciteteve ekonomike si dhe për shfrytëzim maksimal të pasurive nëntokësore që ka vendi.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, tha për Radio Kosovën se vendi ynë duhet të bëjë çmos që të gjejë formën dhe mundësinë për t’i aktivizuar resurset e pashfrytëzuara nëntokësore e mbitokësore, duke filluar me një studim fizibiliteti.

“Tashmë teknologjia është avancuar aq shumë sa që ne mund të dimë se cilat materie apo materiale që nxirret nga toka se çka mund të bëjmë më to. Ne kemi një eksport të mbetjeve të ndryshme që shkojnë në vende si Indi, Kinë, Itali dhe vende të tjera, por, ato atje e kanë një leverdi, e këtu ne duhet t’i gjejmë metodat që t’i përpunojmë edhe  në Kosovë dhe t’i shesim si produkte finale. Kjo do të rrisë punësimin, prodhimin,  eksportin dhe rëndësinë e Kosovës në tregjet globale.“- tha Shahini.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës,  Safet Gerxhaliu, ka thënë se që të jenë në funksion të zhvillimit pasuritë natyrore, së pari duhet investime në edukim dhe sundim të rendit dhe ligjit.

“Në qoftë se analizohet, pra,eksporti i koncentrateve nga Trepça e dëshmon më së miri se sa Kosova humb në këtë drejtim, sepse eksporton si lëndë e parë, ndërsa vendet e ndryshme që importojnë në  koncentrate të tilla nga Trepça mund të nxjerrin mbi 30 metale të ndryshme dhe kur i  shtohet edhe fakti se teknologjia ka avancuar dhe me anë të saj nga këto koncentrate nxirren dhe prodhohen barna të ndryshme, infuzione, pra kemi nevojë që krahas këtyre pasurive natyrore të investohet edhe më tepër në edukim, që këtyre pasurive nëntokësore t’ua shtojnë vlerën që meritojnë”,-pohoi Gërxhaliu.

Ndërsa, njohësi i çështjeve ekonomike, Fadil Osmani, mendon se pasuritë tokësore dhe nëntokësore të Kosovës do të ndikonin shumë në zhvillimin ekonomik të vendit, duke bërë zbutjen e papunësisë.

“Autoritetet kompetente të vendit duhet t’u kushtojnë rëndësi  këtyre sektorëve qoftë pasurive tokësore, qoftë atyre nëntokësore,  në mënyrë që të jenë më të informuar të gjithë investitorët potencialë për këto resurse që posedon Kosova, dhe t’u garantojnë këtyre investitorëve që institucionet tona do t’i mbështesin në ato investime strategjike që mund t’i sjellin në Kosovës.”

Ekspertët pajtohen se vendi ynë ka pasuri të mjaftueshme tokësore dhe nëntokësore, që garantojnë në të ardhmen një zhvillim më të hovshëm ekonomik në përgjithësi. /RTKlive/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Stealth Sniper
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals