Pasuri të dyshimtë kriminale, sekuestrohen vila, njësi tregtare dhe automjete – Lajmi.net
Pasuri të dyshimtë kriminale, sekuestrohen vila, njësi tregtare dhe automjete
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 10:23, 12 September 2017
Kontrollet e policisë kanë çuar në sekuestrimin e disa pasurive që dyshohet se ishin vendosur me të ardhura kriminale. Por policia ka bërë të ditur vetëm sendet e sekuestruara, ndërsa ka fshehur emrat e personave të cilëve u janë konfiskuar.

Nga kërkimet e deritanishme, nga strukturat vendore të Policisë në Drejtoritë e Policive Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Berat, rezulton se:

– Janë referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa raste për procedim pasuror në ngarkim të personave të dyshuar për aktivitet kriminal ne fushën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

– Janë evidentuar si pasuri të dyshuara si janë krijuar, rrjedhin apo lidhen me veprimtarinë kriminale, apo që lidhen me to dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe përcjellë Prokurorisë për hetime të mëtejshme në lidhje me origjinën e tyre pasuritë:

• 9  njësi tregëtare

• 8 banesa apartamente në sipërfaqe totale 678 m2.

• 1 vilë trekatshe

• 15 automjete luksoze (me vlera monetare të konsiderueshme).

Vijon puna në të gjithë territorin e vendit për këtë qëllim./Syri.net

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master Japan
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play 8 Ball Pool