Pas më shumë se dy javësh, të enjten Kuvendi mban seancën e radhës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet ditën e enjte, ku në rend dite do të jenë më shumë se 20 pika.

Lajme

20/11/2017 16:21

Ky vendim u mor në mbledhjen e kyesisë së Kuvendit e cila përfundoi më herët para pak minutash.

Sipas deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu numri i madh i pikave të rendit të ditës vjen si pasojë e mos mbajtjes së seancave nga Kuvendi.

Seanca e fundit e Kuvendit ishte mbajtur më 31 tetor, ku ishte votuar projektligji për ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2017. /Lajmi.net/