Pas majmunit dhe lugës, ky është objekti i radhës i fotografuar nga NASA në Mars (Foto)

Nëse ka jetë në Mars, atëherë atje luhen edhe lojëra, sipas teoricionëve konspirativë që pretendojnë se kanë parë një top të vogël mermeri në sipërfaqen marsiane.

Fun

09/01/2017 23:24

E filmuar nga sonda Rover Curiosity, imazhi i kapur më 1 janar të këtij viti tregon një sferë të vogël në formë topi që shihet mes pluhurit dhe gurëve në sipërfaqen e Planetit të Kuq.

Shumë sugjerojnë se është prej mermeri, por një shpjegim më i besueshëm thotë se është mostër e një guri që është formuar nga tymrat vullkanike të bashkuar me copëza shkëmbore në ajër.

Një foto bardhë-e-zi e të njëjtit gur u bë më 20 dhjetor 2016, edhe pse pluhuri i kuq marsin mendohet se ka mbuluar shkëmbinjtë përreth.

Fotot u shkrepën nga sonda e NASA-s Rover. Kohët e fundit nuk është i vetmi objekt i filmuar nga sonda, pasi disa ditë më parë dolën zërat se u pa një krijesë në formë majmuni.