Pas lindjes së vajzës ra në komë, zgjohet shtatë vite më vonë (Foto/Video)

Jeta nuk është të qëndrosh gjithnjë në shtrat, megjithatë Danijela deri në fillim të këtij viti ishte e ngjitur pas tij, derisa shkoi në Gjermani për terapi.

Lifestyle

01/02/2017 12:08

Për shtatë vite me radhë ajo ka qenë në letargji. Njerëzit e kanë njohur si Danijel Kovacevic, 24 vjeçare nga Indjija dhe ka pasur një lindje cezariane në spitalin e Novi Sadit “Bethany.”

Nga viti 2009 e deri në fillim të këtij viti, Danijela jetonte si një bimë. Nga një jetë e lidhur për shtrati, Danijela arriti që të ndahet në fillim të këtij viti, gjatë terapive në Gjermani, transmeton lajmi.net

Terapitë kanë pasur si subjekt ushtrimet bazike për disa orë, si të mbajë një laps, tablet, të ulet, t’u përgjigjet zërave, të qesh apo të inatoset, të njohë situatat e krijuara…

45 mijë euro i janë dorëzuar spitalit gjerman që të fillojë me terapitë me Danijelën, ndërkaq tani familjes i duhen edhe 65 mijë euro që të vazhdojnë terapitë intensive prej gjashtë orësh, ka thënë Vesna Draskovic për telegraf.rs

Ajo erdhi në Gjermani sikur një bimë, por pas më shumë se një muaji, ajo mund të ulet.

Danijela Kovacevic ka qenë 17 vjeçare kur me datën 13 tetor të vitit 2009 në Novi Sad, lindi të voglën Mary.
Lumturia e saj u kthye në tragjedi, pasi që ra në koma, për t’u zgjuar shtatë vite më vonë, në një gjendje të tillë. /Lajmi.net/