Pas kësaj moshe, çdo gjë fillon të bëhet më mirë…

Mosha 45 deri 54 vjet është më kritikja sa i përket kënaqësisë me jetën. Kjo krizë e moshës së mesme i prekë të gjithë njerëzit anë e mbanë botës, dhe hulumtuesit thonë se kjo ndodh si pasojë e niveleve të larta të stresit, brengosjes dhe zemërimit.

Fun

30/12/2016 15:41

Kjo moshë gjithashtu është moshë e rrogave të larta, dhe cilësohet si mosha më e mirë për të punuar.

Sidoqoftë, lajmi i mirë është se lumturia dhe kënaqësia e një personi me jetën përmirësohet pas kësaj krize. Brengat fillojnë të pakësohen në moshën 50 vjeçe, ndërsa zemërimi fillon të shuhet qysh nga mosha 45 vjet.

Prandaj, ekspertët thonë se mosha mbi 50 vjet është më e mira në jetë, sepse tek atëherë fillojnë të përmirësohen gjërat. /Telegrafi/