Pas befasisë që i bëri për ditëlindje, Ariana uron me fjalë dashurie Ermalin

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka festuar ditëlindjen e 30-të.

ShowBiz

24/08/2018 18:39

Me këtë rast, bashkëshortja e tij, Ariana është kujdesur që atij t’i bënte befasinë më të bukur, shkruan lajmi.net.

Ajo mblodhi gjithë familjen, miqtë dhe kolegët e Ermalit, me të cilët festuan me këngë e valle, deri në orët e vona.

Një ditë pas gjithë asaj feste, Ariana ka uruar bashkëshortin me një imazh të realizuar mbrëmë, ku çifti duken shumë të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit.

“Urime ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Ariana mbi atë fotografi, që mori shumë pëlqime e komente nga ana e ndjekësve. /Lajmi.net/