Partive u konvenon që zgjedhjet të mbahen më 8 qershor

Partitë kryesore në Kuvendin e Kosovës, parimisht janë pajtuar që Zgjedhjet Parlamentare të mbahen më 8 qershor.

Lajme

07/05/2014 16:22

Përfaqësues të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes dhe AAK-së, thanë për lajmi.net se  janë të gatshëm që sa ma shpejtë të hyjnë në zgjedhje.

Pas shpërbërjes së Kuvendit, ata preferojnë që data më adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte 8 qershori. 

Adem Grabovci nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se pret që zgjedhjet të mbahen më 8 qershor.

“Ne po presim që Presidentja të shpallë 8 qershorin, datën e zgjedhjeve, por ne jemi të gatshëm që sa më shpejtë të hyjmë në këto zgjedhje”.

Edhe Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve tashmë, pas shpërbërjes së Kuvendit, është një çështje minore.

“Për ne caktimi i datës së zgjedhjeve është çështje minore. Ne jemi të gatshëm që të hyjmë në zgjedhje qoftë më 8 apo 15 qershor”.

Burim Ramadani nga Aleacan për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se këtij subjekti politik do t’i konvenonte që zgjedhjet të mbahet më 8 qershor.

“Për neve si AAK 8 qershori do të ishte data më e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve”.

Ndërsa, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që ishte kundër shpërbërjes së Kuvendit, thotë se sa më shpejtë që t’i hiqet mandati kësaj qeverie, aq më mirë do të ishte për vendin.

“Ne vlerësojmë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë. Pas shpërbërjes së Kuvendit, mendojmë që qeveria duhet që sa më shpejtë të largohet, pasi që ne ishim për rrëzim të qeverisë dhe jo për shpërbërje të Kuvendit.