Parashikimi i motit për sot

Moti për ditën e premte në pjesën më të madhe të territorit do të vijojë me kthjellimet dhe vranësira të lehta. Vranësira më të dukshme paraqiten në zonat malore.

Lajme

13/07/2018 08:20

Sipas MeteoAlb, pasditja mbetet e kthjellët në Jug dhe Qendër, por vranësira lokale do të zhvillohen në Veri, duke sjellë gjatë mbrëmjes shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke shkuar në maksimum deri në 35 gradë.

Era do të fryjë mesatare, deri e fortë në Jug, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior, ndërsa në det krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.