Paralajmërohen sërish protesta te Rektorati

Veteranët e UÇK-së nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për t’i regjistruar në Universitet të Prishtinës fëmijët e kategorive të dala nga lufta.

Lajme

29/11/2014 08:29

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, sërish do të protestojnë kundër vendimit të njëanshëm të Rektorit të UP-së për moszbatimin e memorandumit të bashkëpunimit dhe vendimit të Ministrisë së Arsimit, për regjistrimin e fëmijëve të kategorive të luftës në UP.

Kështu u bë e ditur me një njoftim të OVL- UÇK, ku thuhet se ditëve në vazhdim do të mbahen takime mobilizuese me struktura drejtuese dhe antarësinë e gjerë, ku do të përcaktohen detajet e Demonstratës, që pritet të mbahet të enjten me 4 dhjetor.