Paralajmërim: Sot dhe nesër shumë nxehtë, mos dilni në diell!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot edhe nesër në vendin tonë do të mbretërojnë temperaturat e larta.

Lajme

22/07/2017 08:21

Sot, sipas IHMK-së, do mbajë mot me diell dhe vapë, pasdite vende-vende me kushte për zhvillim të vranësirave dhe shkarkime rrufesh, transmeton lajmi.net.

“Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje  shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s”, njofton IHMK-ja. /Lajmi.net/