Paragjellë me patate – Lajmi.net
Paragjellë me patate
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 9:35, 5 February 2018
Sweet Potato Orange Sauce & Bacon - Photographer: Alison Miksch; Prop Stylist: Buffy Hargett-Miller; Food Stylist: Erin Merhar
Përbërësit:

1 kg patate
2 qepë
1-2 lugë margarinë
1 tubë majdanoz
200 gr djathë i yndyrshëm i fortë
kripë, piper, arrë moskati
1 lugë kopër
1 lugë qimnon

Patatet lahen dhe me lëvore zihen rreth 20 minuta në ujë me qimnon. Kullohen, hidhet ujë i ftohtë në mënyrë që ato të qërohen më lehtë.

Priten në rrathë trashësie 1 centimetër. Qepa e grirë fërgohet në margarinë gjersa të zverdhet. Majdanozi pritet imët, kurse djathi kalohet në rende. Në tepsi të përshtatshme radhiten patatet. Mbi to hidhen pak kripë, piper, qepët e fërguara, majdanozi, kopra dhe djathi.

Piqen në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për 30 minuta. Shërbehen me sallatë. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Paragjellë me patate

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Stealth Sniper