Papa i thirri në drekë të burgosurit, 2 ikën

Dy të burgosur të thirrur për drekë te Papa Fançesko gjatë vizitës së tij në Bolonjë, e shfrytëzuan rastin dhe ikën, kanë lajmëruar të mërkurën mediet italiane.

Bota

12/10/2017 12:55

Dy napolitanë kanë qenë në një grup prej rreth njëzet të burgosur të cilët janë thirrur në drekë me Papën Françesko më 1 tetor.

Grupi i të burgosurve ishte vendosur në një institucion të ngjashëm me burg afër Modenës.

Raportimet e medieve dallojnë në versionet e tyre dhe është e panjohur se a kanë marrë pjesë këta dy të burgosur në drekë apo kanë ikur pasi që janë takuar me Papën.

Papa Françesko është shumë i ndjeshëm në pozitën e të burgosurve dhe rregullisht takohet me ta gjatë udhëtimeve nëpër Itali dhe në botën e jashtme./Gazetaexpress