Papa Françesku për Krishtlindje: Besimi kërkon respektimin e emigrantëve

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku ka mbrojtur fuqishëm emigrantët ndërsa mbajti Meshën e Krishtëlindjes.

Bota

24/12/2017 23:07

Ai në këtë natë, emigrantët i krahasoi me Marinë dhe Jozefin ndërsa nuk gjenin vend për të qëndruar në Betlehe, teksa deklaroi se besimi kërkon që të huajt të mirëpriten, përcjellë Klan Kosova.

Papa Françesku ndërsa festoi Krishtëlindjen e tij të pestë si udhëheqës i 1.2 miliardë katolikëve në botë, mbajti meshën solemne për rreth 10 mijë njerëz në Bazilikën e Shën Pjetrit ndërsa shumë të tjerë e ndoqën shërbimin nga jasht sheshi.

Kjo meshë u mbajt nën masa të rrepta të sigurissë teksa pjesëmarrësit u kontrolluan pasi iu afruan Sheshit të Shën Pjetrit edhe para se të kalonin detektorë metalikë për të hyrë në bazilikë.

Sheshi ishte pastruar orë më parë kështu që procedurat e sigurisë mund të vendoseshin, shkruan Reuters.