Papa Françesku lë “tokën e shqiponjave” (Foto)

Papa Françesku ka përmbyllur vizitën e tij në Shqipëri, pasi 11 orë qëndrimi në atë që e vlerësoi sot në fjalën e tij në takimin me autoritetet shtetërore si "toka e shqiponjave". 

Lajme

21/09/2014 21:29

Në orën 19:45, avioni i Atit të Shenjtë la Shqipërinë për të fluturuar drejt Italisë. 

Kryeministri Rama përcolli Papa Franceskun deri tek shkallët e avionit. Qëndrimi i Paës në Shqipëri u përmbyll pa asnjë incident, edhe pse më parë ishte paralajmëruar se po përgatiteshin sulme nga ekstremistët e ISIS.

Kjo vizitë e cila ishte e para për Papa Françeskun në një vend evropian jashtë Italisë, bëri bujë në gjithë botën.

Ishte lajmi i parë në të gjitha mediat relevante botërore, edhe për faktin se nga Shqipëria Papa përçoi një mesazh të bashkëjetesës mes feve, në këtë kohë, kur në emër të fesë po zhvillohen luftëra të tmerrshme.