Pamje nga zyra e kryetarit të Leposaviqit pas sulmit me armë zjarri (Video)

Policia e Kosovës më herët ka raportuar se mbrëmë rreth orës 22 janë shkrepur plumba në drejtim të kabinetit të kryetarit të komunës së Leposaviqit.

Lajme

30/05/2017 10:54

Lajmi.net ka siguruar një video në të cilën shihen dëmet materiale brenda kësaj zyre.

Nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar. Qendra për punë sociale në Leposaviq ka paralajmëruar konferencë për shtyp lidhur me këtë incident./Lajmi.net/