‘Pallua mbron nga syri i keq’, njihuni me historinë e këtij shpendi shumëngjyrësh

Pallua është shpend shumë i përhapur në Indi.

Fun

17/10/2017 11:41

Haset në pyje, fusha me barëra të larta, në afërsi të vendbanimeve. Gjithashtu është simbol i Hyjnisë Krishna. Puplat e tij zbukurojnë kokën e sunduesit të rruzullit, siç quhet në tekstet e lashta, përcjell lajmi.net

Edhe sot në Indi ky shpend konsiderohet hyjnor dhe është i ndaluar gjahu i tij.

Besohet se sjellin fat, lumturi si dhe mbrojnë nga syri i keq.  Puplat janë pjesë e veshjes së nuses, ndërkaq shpendi është pjesë edhe e këngëve bullgare. /Lajmi.net/