Palacio-Inter, deri më 2016

Sulmuesi i Interit, Rodrigo Palacio ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me gjigantin italian deri në vitin 2016. 32-vjeçari ka kaluar një stinor mjaft produktiv nën drejtimin e Walter Mazzarrit dhe ka shënuar 14 gola në 29 paraqitje për Nerazzurrët, përfshirë 12 në Serie A, aq sa kishte realizuar në stinorin e shkuar pas transferimit…

Sport

14/03/2014 16:05

Sulmuesi i Interit, Rodrigo Palacio ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me gjigantin italian deri në vitin 2016.

32-vjeçari ka kaluar një stinor mjaft produktiv nën drejtimin e Walter Mazzarrit dhe ka shënuar 14 gola në 29 paraqitje për Nerazzurrët, përfshirë 12 në Serie A, aq sa kishte realizuar në stinorin e shkuar pas transferimit nga Genoa në verën e vitit 2012.

Në prag të Kampionatit botëror, reprezentuesi argjentinas do të përkrahjet nga lajmi i konfirmimit të ardhmes së tij në Inter, duke qenë edhe më i motivuar për të siguruar një vend në ekipin e selektorit Alejandro Sabella për në garën e Brazilit në verë.

Ai ka luajtur tri herë për Argjentinën gjatë këtij sezoni, edhe pse nuk ishte titullar nga fitorja 2:0 ndaj Bosnjës e Hercegovinës në nëntor.