Pal Lekaj: Qeveria e pafuqishme për t’i dalë zot sovranitetit të Kosovës

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po mund t’iu dal zot qytetarëve të vet.

Lajme

10/01/2017 13:34

Ai ka thënë se duhet të ndërprehen negociatat me Serbinë dhe të dilet prej këtij qorrsokaku.

Ky është fjalimi i plotë i Lekajt:

Familje e sakrificës, Haradinaj

Qytetarë të Kosovës,

Kolegë Deputetë

Për të satën herë po takohemi në seanca të jashtëzakonshme…

Për të satën herë po takohemi këtu për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe prapë ja ku jemi ne situatën e njëjtë.

Pse?

Sepse shteti ynë nuk është në krye të detyrës së tij,

që t’ia bëjë të kjartë të gjithëve se çka do që vjen nga Serbia është mashtrim, është gënjeshtër është vazhdim i luftës ndaj shqiptarëve e asgjë tjetër.

Sot, ne ende duhet të shikojmë e të flasim, se si shumë shtete po na i arrestojnë çlirimtarët tonë vetëm se nuk e duruan represionin e regjimin e Serbisë.

Se si Serbia prej inatit që e qporrem prej këtu po lëshon fletëarreste pa asnjë bazë legale, por vetëm të dedikuara kundër shqiptarëve, Çlirimtarë të vendit të vet.

Ketë e deshmojë edhe deklarata e kryeprokurores serbe e cila tha se do ta ndjekim z.Haradinaj sa të jetë gjallë…

A për ketë keni biseduar deri tani me ketë shtet të prisht në shpirt, në Bruksel a?

Qe të na ndjekë për sa të jemi gjallë, vetëm pse e kemi luftuar se nuk ke duke na lënë asnjërin shqiptarë të Kosovës të gjallë në vendin tonë.

A ia kemi ndihmuar ne Serbisë në këtë drejtim…me bindje themë që po. Deklaratat e kryeministrit, e të presidentit veç sa ju jepin zemër këtij shteti fashist që të vazhdojë me logjikën e nënshtrimit të Kosovës.

Nuk po flas, se s’di çka të themë me tepër për kryenegociatoren e Kosovës, e cila na ka knaq (në thonjëza) me marrëveshjet e saja të arritura me Serbinë në Bruksel,

Por, kjo zonjë e randë, kurrë nuk arriti t’ua bëjë të kjart BE’s, se Serbia i ka disa fletëarreste të shpifura, demagogjike e urryese kundër shqiptarëve që janë të regjistruara në Interpol.

Ose të bëjë presion përmes instancave të BE’s që janë të instaluara në Kosovë, që të njëjtat të hiqen e të shpallen të pavlefshme…

Nuk po arrij të kuptojë se si edhe të fundit reaguat, edhe atë reagim e kishit të plogësht, ju që jeni të thirrur edhe në bazë të Kushtetutës së Kosovës, të mbroni qytetarët e këtij vendi, pa marrë parasysh a përfaqesojnë diçka e dikend ata, apo janë thjeshtë qytetarë të këtij vendi, që ju paguajnë  tu qëndroni afër dhe tu dilni në ndihmë kur kanë nevojë.

Ky rast, që urojë të jetë i fundit (se po me duket vetja si me qenë moderator radiofonik, duke uruar kaq shpesh), ka treguar se vetëm populli nuk ka harruar nga kemi rënë e çka kemi vuajtur deri te liria, e po ashtu nuk harron se kush janë çlirimtarët e tij.

Përkundër disa qeveritarëve që gati thuajse pas një jave ju bjenë ndërmend se një ish – zyrtarë i lartë i shtetit, një luftëtarë i zoti, një lider politik i vendit të vet, qenka ndalur, padrejtësisht, në një shtet tjetër.

Ne, ende po presim dhe deshirojmë të besojmë që ish-kryeministri Haradinaj (që pikërisht për hirë të shpërfaqjes së luftës së drejt të UÇK-së, kishte lënë poziten që sot mbanë një njëri krejtësisht i padevotshëm) të lirohet e t’i mundësohet vazhdimi i agjendës së tij, si lider politik i Kosovës, të cilen për asnjë qastë nuk e ndau nga vetja.

Luftëtarët e luftës çlirimtare të Kosovës, çka është edhe Ramush Haradinaj, janë të shenjtë. Sepse këta kanë qenë të gatshëm ta japin jetën për të qenë ne sot të lirë.

E ne të lirët çka bëmë dje, e çka po bëjmë sot për ta, ua nxijmë jetën, duke mos u dhënë asgjë, e hiq asgjë në kuptimin e të qenit të sigurt se nuk i prekë askush, nuk guxon t’i prek askush për sa i takon luftës që kanë bërë për liri.

Në fakt, se gati harrova krejt, ju në vend të sigurisë se nuk do t’i prek askush, ua keni sjellë një gjykatë shumë më speciale, si dhuratë për çka kanë hjekur e vuajtur, çlirimtarët, që të kemi shtet të fort, e drejtësi tonën për lakmi nga të tjerët.

Qeveria e Kosovës, jo vetëm kjo sot, por edhe ajo dje, ose më mirë më thënë që nga shpallja e pavarësisë, keni punuar aq dobët për vendin tonë e tuajin, sa sot po shihet që gati sa nuk po i nxjerrni bllof shtetet që e kanë përkrahur Kosovën, siç është edhe ky rasti i fundit, kur tani Franca duhet të përcaktohet, nëse ka pas të drejt kur ka marrë pjesë në bombardimet që NATO i ka bërë Serbisë

(për të ndaluar gjenocidin e saj ndaj popullit shqiptar), apo sot që po i zbaton disa fletëarreste, kryekëput etnike – politike, të lëshuara nga Serbia ndaj ish komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së.

Ju Qeveria e Kosovës, duhet ta pranoni njëherë e mirë, atë çka po ju vjenë merzi pse po ua përmendim shpesh, por nuk po kemi tjetër rrugëdalje, sepse ashtu jeni, jeni të pafuqishme për t’i dalë zot sovranitetit të Kosovës (nuk është hera e parë që arrestohet Kosova, duke na u arrestuar zyrtarë qeveritarë e politikë me pasaporta diplomatike – pasaportë diplomatike nënkupton eksterritorialitet, paprekshmeri nga një shtet tjetër). Por falë jush, pak kush po na e respekton ketë paprekshmeri përmes pasaportes…

Dorëhiquni dhe lejone Kosovën të bëhët me dinjitet, e fortë, e pastër pa njolla, ashtu siç e deshtën edhe bashkëluftetarët e z. Haradinaj, që janë deshmorë, po njëjtë siç e deshiron, e për çka angazhohet edhe vet sot Ramushi.

Ky nënshtrim i Kosovës, përballë presionit serbë, përmes disa lobingjeve në shtete të tjera, duhet të marrë fund, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Ramush Haradinaj duhet të kthehet në Kosovë, atë sa ma shpejt duhet ta ktheni këtu, të lirë, në vendin e vet, sikur secili nga ne që jemi.

Duhet tu bëhët me dije të gjithëve, miqve e armiqve, se Ramushi sot është Kosova!

Faleminderit!