Pako e dyshimtë, izolohet Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë është izoluar në një kohë që shërbimet sekrete po kontrollojnë zonën e North Lawn.

Bota

30/05/2016 19:51

Mësohet se presidenti amerikan Barack Obama ndodhet në mjediset e brendshme të rezidencës.

Mediat amerikane raportojnë se alarmi është dhënë pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë.

Obama është kthyer në rezidencën presidenciale pasi mori pjesë në një ceremoni në nder të të rënëve në varrezën e Arlingtonit.