Pacolli viziton familjet e dy policëve të zhdukur

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka vizituar sot familjet e dy policëve të zhdukur, Malsor Dashi dhe Armend Trena në lumin Lepenc.

Lajme

01/05/2018 16:28

“Pas kthimit tim nga nga rruga, sot bashkë me ministrin e Brendshëm z.Bejtush Gashi shkova në vendin ku pësuan aksident dy policët e Kosovës Malsor Dashi dhe Armend Trena. Ekipet e policisë, FSK dhe vullnetarëve alpinistë po vazhdojnë kërkimet ne intensitet të lartë. Vizitova edhe familjet e dy policëve duke u munduar sadopak t’u qendroj pranë në këto momente pritjeje dhe ankthi”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Lajmi.net/