Pacolli: Kosova përkrah sulmet në Siri

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka shkruar se Kosova përkrah sulmet në Siri.

Lajme

14/04/2018 10:03

Pacolli ka shkruar në twitter se Kosova përkrah sulmet e ShBA-ve, Britanisë e Francës ndaj objekteve dhe kapaciteteve të armëve kimike të regjimit sirian.

“Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm”, shkroi Pacolli.

Edhe Kryeministri ramush haradinaj e ka renditur Kosovçn në krah të sulmuesve të Assad-it në një postim të tij në facebook.

ShBA, Britania dhe Franca nisën sot sulmet ndaj regjimit të Bashar al Assad-it në Siri, pasi thanë se kanë të dhëna të përdorimit të armëve kimike prej tij.