Pacolli: Haley përballet me të gjithë ata që e sulmojnë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar sot Nikki Haley, ambasadore e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Lajme

27/07/2018 16:29

Pacolli ka shkruar se Haley mbron Kosovën nga sulmet dhe se fjalimet e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pro Kosovës dëshmojnë miqësinë me SHBA-në.

“Nikki Haley, ambasadorja e SHBA në OKB është mbështetësja e madhe e Kosovës, e cila përballet me të gjitha ata që sulmojnë të ardhmen e shtetit tonë. Diskutimet e saj për Kosovën në Këshillin e Sigurimit na bëjnë krenar për miqësinë dhe lidhjet historike me SHBA-në”, ka shkruar Pacolli në Facebook.