Pacolli flet për rastin e Grandit: Gjykata legjitimoi krimin që iu bëhet investitorëve të huaj

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka vlerësuar si vendim të shëmtuar rastin e privatizimit të hotelit Grand nga Gjykata Kushteuese e Kosovës.

Lajme

11/09/2015 16:15

Sipas tij, me këtë vendim, Gjykata e ka legjitimuar krimin që sipas tij po u bëhet investitorëve të huaj në Kosovë. Ai thotë se kompania e tij ka investuar  mbi 5 milionë për hotelin Grand por jo për ta privatizuar nga AKP-ja.

Ai thotë se ka pasur kërkesa edhe për mito për të zgjidhur çështjen e Grandit, raporton lajmi.net.

Lexo të plotë shkrimin e Behgjet Pacollit në Facebook:

Dëshiroj të ju informoj edhe me një vendim të shëmtuar të organeve gjyqësore të Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dje legjitimoi krimin që iu bëhet investitorëve të huaj në Kosovë.

Dhe jo vetëm atyre, por edhe qytetarëve të saj. Sa e tmerrshme është kjo.

Sç e dini, për rastin e privatizimit të hotelit Grand flitet që shumë kohë.

Siç keni njohuri gjithashtu, kompania ime Mabco në Zvicër, për hotelin Grand ka investuar mbi 5 milion, por jo për ta privatizuar nga AKP-ja. Blerësi I këtij hoteli, që nuk ishte në gjendje të paguajë shumën për privatizimin e hotelit Grand, I lutet firmës time që ti blej 60 përqind të aksioneve. Kompania ime e ka paguar këtë shumë, e cila ka shkuar në AKP (ata e kanë verifikuar pagesën e cila është kryer nëpërmjet bankave zvicerane).

Pra, Mabco (Mabetex Construction) ishte bashkëblerës dhe investitori kryesor (pasi që me mjetet e veta kishte marrë obligimin të investojë 39 milion euro në ngritjen e këtij hoteli ku do të siguroheshin pos të tjerash edhe mbi 1000 vende pune).

Në bazë të kontratës, Mabco iu drejtua disa herë Agjensionit të Privatizimit (AKP) që të zyrtarizojë këtë.

AKP e nxitur nga qarqe kriminale, qëllimshëm nuk ka reaguar ndaj kërkesave për të njohur zyrtarizuar këtë kontratë.

Bandat në Kosovë e nxitën Zylqif Berishën që më vonë të mos e njohë fare këtë kontratë, mirëpo nga ana tjetër kishte inkasuar mbi 5 milion e 100 mijë euro.

Mabco e dërgoi çështjen në Gjykatë dhe shkalla e parë vendosi në favor të drejtësisë. Pas ndikimeve nga bandat, në mënyrë të pakuptimtë Apeli e ktheu çështjen në rigjykim dhe pas kësaj, asnjë gjyqtar nuk pati më guximin që të trajtojë cështjen në mënyrë të drejtë në përputhje me ligjin.

Mabco shfrytëzoi të drejtën që nëpërmjet Gjykatës të ngrisë masën e sigurisë, në mënyrë që asgjë të mos ndërmerret ndaj Grandit përderisa të shterrohen mundësitë ligjore. Kjo masë gjyqësore edhe tani është në fuqi.

Gjatë kësaj periudhe, siç jeni të njoftuar, ka pasur kërkesa edhe për mito për të zgjidhur çështjen e Grandit. Persona të lidhur me krimin, kanë kërkuar mito prej 3.6 milion euro për ceshtjen e Grandit në mënyrë që AKP ta zyrtarizonte kontratën. Mabco e ka denoncuar këtë rast menjëherë te organet e drejtësisë duke I paraqitur dëshmitë, por si gjithmonë në Kosovë, ky denoncim nuk u trajtua.

Mabco kishte dhënë garancionin bankar mbi 20 milion euro për investime, kishte bërë projektin e detajizuar për këto investime, ashtu siq kishte kërkuar AKP (kërkesa për garancinë bankare të investimeve ishte rast unik dhe nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë).
Përkundër faktit që Mabco përmbushi të gjitha kërkesat , dhe pas asaj që u refuzua dhënia e mitos prej 3.6 milion euro, AKP vendosi sipas shefit të tyre dhe si hakmarrje, e tërhoqi Grandin.

Si rezultat I gjithë kësaj, edhe sot e kësaj dite Grandi vazhdon të jetë yrnek i së keqes në qendër të Prishtinës, duke privuar mijëra njerëz nga e drejta e tyre për të punuar.

Edhe në Gjykatën Kushtetuese u pa se dora e zgjatur e krimit duke u maskuar me hijen e spekulimeve ndikoi në këtë vendim skandaloz.

Mabco mund ti humb paratë që ka paguar për Grandin dhe për të kjo humbje është relative, por asnjëherë nuk do të ndalet duke kërkuar drejtësi.

Që nga sot, Mabco ka marrë rrugën ndërkombëtare të kërkimit të drejtësisë. Ky shkrim, thjesht ka karakter informimi për qytetarët e Kosovës, se sa I fortë është rrjeti I krimit të organizuar në këtë vend.

Është e tmerrshme se në cfar gjendje gjendet Kosova. Ju mund të paramendoni tani se pse ikin investitorët nga vendi ynë dhe pse ata nuk do të kthehen asnjëherë këtu.

Kështu ishte fati edhe I shumë investitorëve që erdhën, u dëshpëruan dhe ikën nga Kosova.

Por unë nuk do të iki. Unë do të rri këtu dhe deri në fund do ta ngris zërin kundër këtyre dukurive mafioze, që e mbajnë peng të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës./lajmi.net