OVL e UÇK-së nga Dukagjini i dërgon memorandum për Haradinajn autoriteteve franceze

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të mbahet ende në Francë për shkak të arrestimit në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Lajme

07/02/2017 18:04

Tashmë kur pritet që të enjten më 9 shkurt, të dihet edhe vendimi i gjykatës franceze për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, organizatat e dala nga lufta të rajonit të Dukagjinit i kanë nisur një memorandum autoriteteve franceze.

“Kryetarët e Degëve të OVL të UÇK-së Deçan, Pejë, Istog dhe Gjakovë, Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla, Bekë Berisha dhe Sadri Hoxha, në një takim që u zhvillua sot ora 16:30 me ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, i kanë dorëzuar atij një Memorandum lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.

Më tej në njoftim thuhet se memorandumi i drejtohet krerëve të shtetit Francez.

“Ambasadori Chabert shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunimin me Organizatat e dala nga Lufta dhe të dyja palët presin një vendim pozitiv rreth çështjes Haradinaj”.