Osmani: LDK nuk duhet të frikësohet nga përfaqësuesit e diasporës

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka qenë sërish e ashpër me qëndrimin e partisë së saj ndaj Donika Gërvallës, që nuk u lejua sërish të merrte pjesë në Kuvendin e Punës të kësaj partie.

Lajme

28/05/2016 10:17

Pas ndalimit të Donika Gërvallës dhe Shefqet Dibranit për të marr pjesë në Kuvendin e Punës së LDK-së, ka reaguar deputetja, Vjosa Osmani, duke thënë se ky trajtim i familjeve dhe i përfaqësuesve legjitim të degëve të diasporës është krim në vetvete, pasi nuk ka arsye që organet e LDK-së të frikësohen nga fjala e lirë.

“Sot ka ndryshime statutare dhe ne luftën duhet ta vazhdojmë edhe brenda, i kemi propozimet tona Nëse i kanë ftuar afër 400 persona, nuk do të duhej të frikësohen edhe për dy zëra”, ka thënë ajo.