Osmani: Koha për një Gjenerale grua në FSK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar që të emërohet një gjenerale grua në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Lajme

22/03/2017 13:12

Ajo ka thënë se këtë duhet ta bëjë presidenti Thaçi me rekomandimin e MFSK-së, dhe duke lënë retoriken që dëgjohet për 8 mars.

“Presidenti Thaçi paska thënë se sektori i sigurisë nuk është i plotë pa pasur të përfshirë edhe zërin e gruas dhe se ato që duhet të jenë kontribuese në arkitekturën e sigurisë. Për të shkuar përtej retorikës që e dēgjojmē çdo 8 mars apo në konferenca për tē drejtat e grave, Presidenti do të duhej, në përputhje me kompetencat e tij dhe rekomandimin e MFSK-së, të nëshkruante vendimin për gjeneralen e parë grua në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Osmani në facebook, transmeton lajmi.net.

Ajo është e shprehur se ka gra e vajza që kryejnë në mënyrë të shkëlqyeshme punën në FSK.

“ Natyrisht që ky vendim duhet të merret jo vetëm për shkak të gjithëpërfshirjes dhe avancimit të të dy gjinive, por për shkak se jam e bindur që ka gra e vajza që në mënyrë të shkëlqyeshme kryejnë detyrat e tyre në FSK dhe kanë arritur që me meritat e punën e tyre t’a nderojnë këtë uniformë, por pikërisht pse janë gra u është mohuar ky avansim. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për sektorët e tjerë të sigurisë dhe inteligjencës”, ka shkruar Osmani. / Lajmi.net/