Osmani: Jemi kundër shtyrjes së seancës

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani thotë se partitë e koalicionit LAN-VV janë kundër shtyrjes së seancës konstituive e cila është paraparë të mbahet më 2 tetor.

Lajme

01/10/2014 18:30

Në emisionin Info Magazinë të Klan Kosovës, Osmani ka thënë se vetëm PDK-së po i konvenon kjo shtyrje sepse, sipas saj, ata kështu po mundohen të “blejnë kohë”.

“LDK-ja kundërshton kërkesën për shtyrjen e seancës.”

“PDK-së po i konvenon që të blejë kohë, ndërkaq pjesa tjetër e jona jemi të bashkuar dhe kemi votat për të krijuar institucionet”.

“Ne i bëjmë thirrje Flora Brovinës që të mos e bëjë një kërkesë e tillë për shtyrje”.

“LAN dhe VV mendojmë se duhet të shkohet nesër në seancë”.

“Mendoj se nuk ka arsye që, një deputetes t’i teket ta shtyjë seancës dhe ajo të shtyhet”, ka thënë Osmani për Klan Kosova.