“Oscars” këtë vit rrezikon të mbetet pa prezantues

Pas dorëheqjes së komedianit Kevin Hart, ''Oscars'' rrezikon të mbetet pa prezatues.

ShowBiz

10/01/2019 10:18

Mbrëmja e madhe e çmimeve “Oscars”, thuhet se nuk kanë asnjë mikpritës këtë vit pas dorëheqjes së komedianit Kevin Hart dhe kanë mbetur vetëm edhe pak javë deri tekmbrëmja më e rëndësishme në Kinematografinë Botërore, shkruan lajmi.net.

Kjo mbërmje do të mbahet më 24 shkurt 2019 dhe sipas DailyMail, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kinotekave aktualisht nuk ka bërë oferta të reja për një mikpritës alternativ pasi Hart konfirmoi të mërkurën se nuk do të jetë prezantues.

1989-ta ishte hera e fundit kur ”Oscars” u mbajt pa prezantues dhe e njëjta rrezikohet të ndodhë edhe në shkurt.

Duhet kujtuar se “Oscars” këtë vit pritet të shënojë një mbrëmje të profilit të lartë për muzikën në film, falë të nominuarve të mundshëm që janë emrat e famshëm si: Lady Gaga, Dolly Parton dhe Kendrick Lamar, tregojnë tutje burimet e “Variety”./Lajmi.net/