OSBE i quan incidente ndëretnike, disa incidente që përcollën komunitetin serb

Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), pas incidenteve të fundit, iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të parandalojnë incidente të ardhshme.

Lajme

06/06/2018 14:43

“Misioni i OSBE-së u bën thirrje autoriteteve, agjencive të zbatimit të ligjit dhe liderëve të komunitetit që të bëjnë gjithçka për të zgjidhur të kaluarën dhe parandalimin e incidenteve të ardhshme. Brengat e sigurisë të komuniteteve lokale kërkojnë një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur institucionale”, thotë OSBE me mision në Kosovë, raporton lajmi.net.

Tutje OSBE thotë se në dy javët e fundit, një numër incidentesh ndëretnike janë raportuar nga zona të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë  më 28 maj në Poterq të Ulët në Klinë ku u pengua manifestimi i një ceremonie fetare të kishës ortodokse.

Ndërsa me  30 maj në Zallq të komunës së Istogut, ku  një prift ortodoks serb ishte subjekt i ngacmimeve, si dhe me 5 qershor një shkollë fillore serbe e Kosovës në fshatin  Suvi Dol (komuna e Graçanicës) u vandalizua dhe nxënësit u kërcënuan.

Sipas OSBE- së këto zhvillime të fundit thyejnë një periudhë të gjatë të një rënieje të vazhdueshme të incidenteve ndëretnike që vëzhgoi misioni i OSBE-së gjatë 2017 dhe 2018. Po sipas OSBE-së, këto ishin incidente ndëretnike. /Lajmi.net/