Origjina e shoqërueses së nuses

Keni menduar ndonjëherë si ka nisur gjithë tradita e shoqëruesve të nuses dhe pse ato zakonisht vishen njëjtë ditën e dasmës?Nuk ishte menduar që nusja të kishte tërë vëmendjen, përderisa më të dashurat e saj dukeshin njëjtë.

Fun

17/07/2018 15:45

Shoqërueset e nuses visheshin njëjtë që të hutonin ish të dashurit e nuses dhe të largonin shpirtrat e këqij. Në qoftë se ato dukeshin njëjtë shpirtrat e këqij nuk do e dinin se cila nga grupi po martohej.

Ndërsa sa i përket detyrave të shoqërueses së nuses, qysh në kohët e hershme të perandorisë romake, ato rreshtoheshin duke krijuar një lloj mburoje përderisa nusja ecte për në fshatin e dhëndrit. Grupi i grave që visheshin ngjashëm, pritej të intervenonin në qoftë se dikush do të tentonte ta lëndonte nusen.