Organizatat e UÇK-së bëjnë thirrje për protestë masive në mbrojtje të Haradinajt

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në mënyrë masive, protestës të organizuar nga kjo organizatë në mbrojtje të Ramush Haradinajt.

Lajme

20/01/2017 11:34

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se protesta e nesërme do jetë për mbrojtjen e vlerave dhe idealeve të luftës, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen kësaj proteste.

Thirrje për ta përkrahur protestën e organizuar në mbrojtje të Ramush Haradinajt kanë bërë edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari dhe Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, Fadil Shurdhaj, ky i fundit duke dhënë edhe detaje për organizimin e kësaj proteste.

Ai ka deklaruar se protesta do të fillojë në ora 13:00, kurse nisja nga të gjitha komunat do të bëhet në orën 11:00 në Stacionet e Autobusëve. /Lajmi.net/