Organizata çeke jep donacion për spitalin e syve (FOTO)

Organizata jo-qeveritare ndihmon me pajisje të rëndësishme klinikën e syve në Pejë.

Lajme

25/02/2016 18:38

“People in Need Kosovo” përmes një agjensioni çeke ka dhënë donacion pajisje të oftamologjisë për spitalin e syve në Pejë.

Pajisjet moderne që i kanë munguar spitalit , sipas organizatës, do të lehtësojnë dhe përmirësojnë diagnostifikimin e sëmundjeve të syrit, transmeton lajmi.net.

PINKosovo është një organizatë çeke që ka për qëllim të përmirësojë jetët e njerëzve me nevojë në Kosovë, ndërsa misioni i tyre ka filluar që nga viti 1998./lajmi.net