Opozita fton qytetarët në protestën e 17 shkurtit (Foto/Video)

Paritë opozitare,  Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, në një aksion të organizuar në sheshet e Prishtinës kanë vendosur banera ku bëhet thirrje për pjesëmarrje në protestën e cila do të organizohet me 17 shkurt, ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Lajme

11/02/2016 14:22

Banerët e vendosur nga aktivistët e opozitës  përcjellin mesazhe kundër dy marrëveshjeve Asociacionit dhe Demarkacionit, si dhe kundër mënyrës së  qeverisjes nga koalicioni PDK-LDK.

baneret

“Protesto me 17 shkurt”, Për shtet me sovranitet”,  “Nënshkruan marrëveshjen për Zajednicën”, “Opozitën e persekutuan, kriminelet i amnistuan “,  “Shkelën 23 nene të Kushtetutës” janë disa nga banerët të vendosura nga aktivistët opozitarë, raporton lajmi.net.

Djellza Hoti kryetare e forumit rinor të AAK-së tha se kanë shume arsye për ta kundërshtuar këtë Qeveri.

“Ne nuk ndjehemi të sigurt në këtë vend ku shkelet kushtetuta si akti me i lartë juridik i një vendi”, tha ajo.

 

Kurse Endrit Zaberxha nga Nisma shtoi se përmes këtyre pankartave ata e shprehin katrahurën në të cilin ndodhet vendi.

“Kjo Qeveri ka humbur legjitimitetin. Ne besojmë që Kosovës i duhet ndryshimi”. Ai ka ftuar qytetarët që më 17 shkurt t’i bashkohen opozitës, pasi siç tha ai, ky është moment i fundit që ta thonë fjalën e tyre.

Edhe Kreshnik Ahmeti, aktivist i VV-së tha se kjo Qeveri u angazhua vetëm për themelimin e ‘Zajednicës pa pyetur Kuvendin e qytetarët e vendit.

“Gjysmën e deputetëve te opozitës i kane arrestuar dhe kanë shkel kushtetutën pa dhënë përgjegjësi. Qytetarët nuk janë duke e pranuar këtë gjendje kjo u pa me nënshkrimet e peticioneve për të cilën Qeveria nuk ka reaguar asgjë. Rezistenca nuk do te ndalet derisa të ndalet Qeveria”, përfundoi ai.

baneret1

YouTube player