Opozita pas takimit me Presidenten: Thirrja e seancës përshkallëzon situatën (Video)

Krerët politikë të opozitës në Kosovë edhe pas takimit me Presidenten e vendit, Atifete Jahjagën kanë shprehur qëndrimet e njëjta si më parë. Kërkojnë tërheqjen e nënshkrimeve për demarkacionin dhe për siç e quajnë ata Zajednicën.

Lajme

20/10/2015 10:24

Madje, pas takimit ata thanë se nuk duhet thirret seancë më sepse situata mund të përshkallëzohet. Për ta, gabim është edhe dhuna e policisë në tentim për të disiplinuar aktivistët e opozitës, raporton lajmi.net.

Visar Ymeri pas takimit ka thënë se i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre dhe se janë të palëkundur në këtë aspekt.

“Në si opozitë e bashkuar jemi të vendosur në kërkesat tona dhe në protestën që marrëveshjet mos të zbatohen”, tha ai.

Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është gabim thirrja e seancës si dhe është gabim i Qeverisë që përmes dhunës policore të disiplinojë opozitën.

Ai vlerësoi se vendimi për të thirrur seancën është tentim për përshkallëzim të situatës.

E i pari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj tha se për koalicionin nuk ka krizë sepse, sipas tij, ata bazohen vetëm në numra.

“Kërkesat i kemi të qarta. Parakusht është që koalicion qeverisë të mos bëjë asnjë hap që të përkeqësoj situatën”, tha Limaj./ lajmi.net

Opozita në takime te presidentja Atifete Jahjaga

YouTube player