Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Përfaqësuesit e tri partive parlamentare opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë kërkuar që Kosova të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme

24/07/2015 08:05

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, shefja e Grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami dhe aktivisti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi kanë vlerësuar se zgjidhja e vetme për ta shpëtuar Kosovën nga koalicioni PDK-LDK është mbajtja e zgjedhjeve të reja, shkruan ‘Epoka e re’.

Sipas tyre, sa më parë të mbahen zgjedhjet aq më mirë do të jetë për vendin dhe qytetarët.