Opozita kërkon rikthimin e Projektligjit të Demarkacionit në Qeveri

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme është duke u diskuar Projektligji për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Lajme

09/08/2016 10:33

(I plotësuar) – Në këtë mbledhje edhe sot është duke u përballur pozita dhe opozita për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Deputeti nga AAK, Pal Lekaj ka thënë se procedimi i demarkacionit është kontrabanduar, raporton lajmi.net.

Sa i përket procedimit të këtij ligji mund të them që është kontrbanduar sepse dihet se në cilat kritere ka shkuar komisioni i Murat Mehes”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij kjo nuk është as konform ligjit, por as kushtetutës dhe se sipas tij nëse procedohet një çështje e tillë në Kuvend do të thotë shkelje e ligjit.

“Nuk është konfom ligjit dhe kushtetutës dhe nëse si i tillë procedohet në Kuvend bëhet shkelje e të gjitha ligjeve. Besoj që deputet do të sjellën sipas integritetit të tyre dhe do t’i thonë jo të madhe. Jam i bindur se deputet nuk do ta ratifikojnë dhe menjëherë duhet të fillojnë negociatat me Malin e Zi. /Lajmi.net/

………..

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Puhie Demaku nga Vetëvendosje, ka ritheksuar kundërshtimin ndaj Demarkacionit me Malin e Zi. Ajo ka kërkuar që kjo çështje të rikthehet në Qeveri për rishikim.

Demaku ka deklaruar se opozita ka një peticion me 200 mijë nënshkrime që janë kundër kësaj marrëveshje dhe si e tillë, Qeveria nuk është dashur ta dërgojë në Komision, raporton lajmi.net

Deputetja e VV-së ka kërkuar që Projektligji për demarkacionin të rikthehet në Qeveri për rishikim, ashtu siç është rekomanduar edhe në tryezën e 3 gushtit.

“Ne si VV kërkojmë që ky projektligj t’i kthehet Qeverisë për rishikim ngase si i tillë është kriminal”, ka deklaruar Demaku.

Edhe Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën ka kërkua që ky Projektligj të kthehet në Qeveri, duke kujtuar tryezën e mbajtur me ekspertët nga ku sipas tij janë nxjerrë rekomandime për ndryshime. /lajmi.net