Operacioni “Langarica” shkatërron 2650 bimë hashash

Efektivët e Komisariatit të Policisë në Kolonjë, në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara, si edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm , në pyllin e fshatit Mbreshtan, Dermar (Kolonjë) ku kanë konstatuar, dy parcela të kultivuara, me bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.

Lajme

02/08/2015 23:58

Në parcelën e parë u konstatuan 1750 rrënjë të lartësisë që variojnë nga 20-70 cm. Ndërsa në parcelën e dytë 900 kubike të cilat kishin nga një fidan me tre gjethe, me lartësi rreth 3 cm të përgatitura për mbjellje, shkruan mapo.al

Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për kapjen e autorëve,por duke qenë se bimët e dyshuara si Canabis Sativa ishin të mbjella në kufirin ndarës mes dy rretheve edhe për uniformat blu nuk do të jetë e lehtë. Shumë më tepër kur në këto fshatra nuk ka dhe banorë.