Operacionet apo palestra? Si ka ndryshuar kaq shumë Khloe Kardashian?

Khloe Kardashian ka ndryshuar në mënyrë drastike pamjen e saj ndër vite duke ngjallur kështu dilema tek fansat se si ka qenë e mundur kjo.

ShowBiz

25/06/2016 05:38

Për herë të parë Khloe u bë e famshme në vitin 2009 e që nga atëherë pamja e saj ka ndryshuar shumë, përcjell lajmi.net

Gjatë viteve ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, ka pasur luhatje në peshë, ka pasur ndryshime në fytyrë dhe në vijat e trupit.

Ajo vazhdimisht ka mohuar se ka implante dhe gjithmonë ka treguar se i kushton shumë kohë palestrës, kështu duke i’a dedikuar ndryshimet në pamje, punës që bën atje.

Dr.Benji Dhillon, ka folur sa i përket kësaj teme duke treguar se një punë e vazhdueshme në palestër, patjetër që mund të japë këso ndryshime.

Por, nuk ka mjaftuar që të mbyllen dyshimet tek fansat e saj të cilët ende nuk mund të binden se trupi i saj ka pësuar këto ndryshime pa operacione.

Këto janë disa fotografi se si ka ndryshuar pamja e saj dhe ju vet mund të gjykoni se është puna në palestër apo operacionet ajo që e ka ndryshuar pamjen e Khloe./lajmi.net

khloe-kardashian-composite-rex khloe-kardashian-composite-rex-2 khloe-kardashian-composite-rex-gc-images-3 (1) khloe-kardashian-getty-rex-4