OEK memorandum bashkëpunimi me Helvetas-in për gratë, pakicat e ekonomitë familjare rurale – Lajmi.net
OEK memorandum bashkëpunimi me Helvetas-in për gratë, pakicat e ekonomitë familjare rurale
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 9:56, 26 September 2017
Me qëllim përmirësimin e të ardhurave dhe mundësive të punësimit të të rinjve, në veçanti grave dhe pakicave, si dhe ekonomive familjare rurale në komunat e maleve të Sharrit dhe juglindjes së Kosovës Oda Ekonomike e Kosovës dhe Helvetas Swiss Intercooperation, përmes projektit Aftësitë për Punësim Rural (APR), nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi.

Qëllimi i këtij memorandumi të mirëkuptimit është përcaktimi i termave dhe kushteve të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet projektit APR dhe Odës Ekonomike të Kosovës, në mënyrë që të arrihet objektivi i përmirësimit të qasjes së bizneseve nga zonat rurale në shërbime dhe informata më të mira nëpërmjet organizatave të bizneseve tek zyret njësive rajonale të Odës Ekonomike të Kosovës.

Të dyja palët pajtohen se Oda Ekonomike e Kosovës do të kontribuojë në objektivin e projektit përmes njësive rajonale, departamenteve përkatëse, zyrtarëve dhe shërbimeve që ka në dispozicion për fuqizimin e shoqatave apo/edhe organizatat e bizneseve në komunat ku projekti APR vepron.

Ky memorandum hyn në fuqi ditën e nënshkrimit, dhe është i vlefshëm deri në fund të fazës së II-të të Projektit APR./Lajmi.net/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bubble Trouble
  • Play Rock Wheels