OEK e Ambasadori italinë biseduan për bashkëpunimin ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi priti në takim kortezie Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe zv. Ambasadorin Matteo Corradini, ku u diskutuan ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit në sferën ekonomike në mes dy shteteve.

Lajme

24/08/2018 09:42

Sipas OEK, me theks të veçantë u fol për rënëdësinë e forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të imazhit të Kosovës dhe përmirësimit të ambientit të të bërit biznes që ndikon pozitivisht edhe tek investimet e huaja dhe partneritetet e bizneseve Kosovare me kompanite e ndryshme Evropiane dhe më gjerë.

Oda Ekonomike e Kosovës  thotë se është gjithmonë e gatshme t’i ndihmoj bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike./Lajmi.net/