Obama : Ne po e ndërtojmë një Iron Man

Lajmi i vërtetë nganjëherë kalon pa u vërejtur, derisa ne interesohemi për gjëra tjera në jetën tonë. Presidenti amerikan Barack Obama zbuloi në një konferencë se “janë duke punuar në një projekt sekret që një kohë të gjatë”. Çfarë mund të jetë ky projekt? Një program më i sofistikuar i përgjimit? Një faqe e sigurimit…

Auto & Tek

02/03/2014 19:57

Lajmi i vërtetë nganjëherë kalon pa u vërejtur, derisa ne interesohemi për gjëra tjera në jetën tonë.

Presidenti amerikan Barack Obama zbuloi në një konferencë se “janë duke punuar në një projekt sekret që një kohë të gjatë”.

Çfarë mund të jetë ky projekt? Një program më i sofistikuar i përgjimit? Një faqe e sigurimit shëndetësor që më në fund punon?

Jo. Amerika është duke e ndërtuar Iron Man.

Këto fjalë i tha vetë Presidenti Obama. Ai tha se ne jemi duke bashkëpunuar me hulumtuesit më të mirë amerikan, dhe njerëz shumë të rëndësishëm nga Pentagoni

Ai pastaj shqiptoi këto fjalë: “Në thelb, unë jam këtu për të njoftuar se ne jemi duke ndërtuar Iron Man.”

Gazetarët në dhomë shpërthyen në të qeshura. Ndërsa në përpjekje për t’i qetësuar, Obama tha se ky projekt është sekret. E megjithatë, e qeshura nuk ndali.

Mbase edhe është, por në një botë ku një 29 vjeçari si Edward Snowden mundet që me një USB të marrë informatat më sekrete, ndoshta ky projekt mund të jetë i mundur.