Obama konfirmon vdekjen e udhëheqësit të talibanëve

Presidenti Barack Obama, në mëngjesin e sotëm ka konfirmuar vdekjen e shefit të talibanëve Mullah Akhtar Mansour, i cili u vra nga një sulm ajror amerikan.

Bota

23/05/2016 09:32

“Ne kemi larguar liderin e një organizate që ka vazhduar për të komplotuar kundër forcave amerikane dhe koalicionit, që ka bërë luftë kundër popullit afgan dhe ka lidhur vetën me grupe ekstremiste si Al-Qaeda”, tha presidenti amerikan në një deklaratë, transmeton lajmi.net.

Obama i cili është në një vizitë tre ditore në Vietnam, tha se Mansour kishte hedhur përpjekjet “për t’u angazhuar seriozisht në bisedimet e paqes dhe për t’i dhënë fund dhunës që ka marrë jetë të panumërta dhe të pafajshme të burrave afgan, grave dhe fëmijëve.

Obama iu bëri thirrje udhëheqësve tjerë taliban, për t’u angazhuar së bashku në bisedimet e paqes pasi që është rruga e vetme për përfundimin e këtij konflikti.

Mansour u vra të shtunën pas një lufte të ashpër, në një krahinë Balochistan të Pakistanit.

Për më tepër Obama tha se forcat amerikane do të vazhdojnë t’u shkojnë pas kërcënimeve në tokat pakistaneze. /lajmi.net