Obama jep intervistë midis shiu (Foto)

Përpara se të largohej nga Hanoi pas vizitës së tij zyrtare, presidenti amerikan Barack Obama ka dhënë një intervistë në mes të rrugës për spikerin amerikan Anthony Bourdain.

Bota

24/05/2016 20:24

Të dy u takuan në një zonë tregtare në lagjen Me Tri, ku qindra vetë u mblodhën në rrugë për të parë nga afër kreun e shtëpisë së bardhë, pavarësisht shiut.

Bourdain, prezantues i shfaqjes për ushqimin dhe udhëtimet “Pjesë të panjohura” që transmetohet në rrjetin amerikan CNN, postoi një foto në rrjetet sociale ku bashkë me Obamën duken teksa hanin pite dhe pinin birra në një restorant vendas, transmeton OraNews.

Pas intervistës, Obama iu drejtua turmës së njerëzve që ishin mbledhur aty, për t’i përshëndetur e për tu drejtuar më pas në aeroport, për të nisur udhëtimin drejt qytetit Ho Chi Minh.

13 12 11