Nxënësi shpëton mrekullisht, pasi bije nga kati i dytë i një shkolle në Kaçanik

Një lëndim aksidental i ka ndodhur një nxënësi ne Kaçanik.

Lajme

21/09/2017 11:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në rrethana ende të panjohura një fëmijë i moshës 8 vjeçare ka rënë nga kati i dytë i korridorit të shkollës “Emin Duraku” Kaçanik.

Fëmija i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Raportohet se gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. /Lajmi.net/