Nusja nuk ka shoqe, merr pesë përcjellës burra të veshur si gra (Foto)

Rebeka Abrantes nuk ka pasur asnjë shoqe grua, por kjo nuk e ka ndalur që të ketë përcjellës në dasmën e saj.

Fun

23/05/2017 14:59

Studentja e inxhinerisë, 24 vjeçare, zgjodhi pesë shokë të klasës për festën e saj të dasmës, dhe i vendosi atyre makeup dhe veshje të njejta, transmeton lajmi.net

Fotot që realizuan u bënë hit nëpër rrjetet sociale.

“Shokët e mi fillimisht të gjithë u pajtuan” tregon nusja. “Disa ishin shumë të lumtur ndërsa të tjerët jo dhe aq shumë, por mendoj se të gjithë e pëlqyen këtë ide.”

“Janë 56 burra në shkollë, ndërsa vetëm katër vajza. Nuk është se pata shumë zgjidhje” shpjegon ajo. /Lajmi.net/

Rebeca Abrantes had a dilemma: what does a bride do when all her friends are men?