Nusja lidh foshnjën e saj të porsalindur në fustanin e saj të nusërisë dhe e tërheqë zvarrë

Nusja e quajtur Shona Carter-Brooks, ka marrë një breshëri kritikash në internet për veprimin e saj.

Fun

03/06/2014 21:09

Një nuse ka nxitur zemërim tek njerëzit pasi ka lidhur foshnjën e saj të porsalindur në pjesën e prapme dhe e ka tërhequr zvarrë në fustanin e saj të dasmës teksa ajo po ecte.

Shona Carter-Brooks ka mbrojtur veprimin e saj duke thënë se foshnja ishte \’zgjuar dhe e siguruar mirë\’ dhe se ajo ishte e \’mbrojtur nga Krishti\’.

Ajo është akuzuar nga qindra njerëz në internet, të cilët ishin të zemëruar kur panë fotot të cilat ajo i kishte postuar në Facebook.

Disa madje kanë bërë thirrje që ajo të raportohet tek shërbimet për mbrojtje të fëmijëve.

Çifti i sapomartuar, raportohet të kenë mirëpritur vajzën e tyre të vogël, Aubrey, vetëm një muaj para ceremonisë së dasmës.

Zonja Carter-Brooks i\’u është kundërpërgjigjur kritikëve të saj, duke thënë se fëmija i saj ishte mirë, dhe se ata e kishin Jezusin në anën e tyre.