Numër shumë i madh i aksidenteve në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda 24 orëve kanë ndodhur 57 aksidente në Kosovë, prej tyre 31 me të lënduar ndërsa 26 pa të lënduar.

Lajme

02/06/2018 14:13

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, që tutje tregon se janë shqiptuar 1045 tiketa në trafik si dhe arrestuar 24 persona.

Ndërkohë, prej të arrestuarve 14 janë në mbajtje ndërsa dy persona janë dërguar tashmë në vuajtje të dënimit për shkak të aksidenteve të shkaktuara.

Aksidentet po vazhdojnë që të jenë ndër fenomenet më negative në Kosovë. Numri i madh i tyre është duke u rritur do vit.

Gjatë raportit të fundit të Policisë, në 24 orët e kaluara, kanë ndodhur vjedhje dhe rrahje në disa qytete të Kosovës.